Berlin, kokainë me vlerë 15 milionë euro në kuti bananesh

04/05/2015 00:00

Në Gjermani është kapur një sasi kokaine e cilësisë më të lartë me vlerë rreth 15 milionë euro, e cila u gjet e paketuar brenda disa kutive që supozohej të ishin me banane.

Ato ishin shpërndarë te një supermarket në Berlin dhe vetëm kur dërgesa u hap, pronari i dyqanit telefonoi policinë për të raportuar.

Policia gjermane beson se ky ishte një shkëmbim aksidental mallrash dhe se droga e ka origjinën nga Kolumbia.

“Me sa duket ka pasur një “gabim logjistik” diku përgjatë vijës”,  kështu deklaroi zëdhënësi i policisë së Berlinit, duke shtuar se hetuesit tani janë duke u përpjekur për të përcaktuar destinacionin e synuar të kokainës. 386 kg është edhe sasia më e madhe e kokainës e konfiskuar gjatë kohëve të fundit në Berlin.

Top Channel