Amanpour, ambasadorja e fjalës së lirë

05/05/2015 00:00

Tashmë ajo jo vetëm që do të mbërthejë me intervistat e saj shumë nga personalitet botërore të politikës apo të raportojë si korrespondente kryesore e çështjeve ndërkombëtare, por është edhe ambasadore e fjalës së lirë, pasi Christiane Amanpour u shpall si e tillë nga UNESCO.

Një nga imazhet kryesore të CNN, e mori këtë titull gjatë një ceremonie në selinë e organizatës në Paris.

Shefja e UNESCO-s, Irina Bokova e cilësoi Amanpour si një femër të pavarur, e cila ka punuar e lirë në situata sfiduese nga më të ndryshmet dhe ka kontribuar për paqe, çrrënjosjen e varfërisë dhe për të drejtat e njeriut.

Ndërsa, Amanpour me modesti theksoi rolin e rëndësishëm të gazetarëve si “shtyllat e reformës, lirisë dhe demokracisë”.

Në fjalën e saj, 57-vjeçarja u kërkoi gjithë gazetarëve të burgosur, kudo që ato mund të jenë, për të dënuar rritjen e numrit të sulmeve ndaj profesionistëve të medias.

Megjithatë, titulli i ambasadores së vullnetit të mirë për fjalën e lirë, nuk është i vetmi në listën e suksesit të saj.

Christiane Amanpour ka fituar çdo çmim të madh gazetarisë televizive, duke përfshirë 11 çmime për dokumentarë dhe lajme të “Emmy Awards”, ashtu sikurse edhe gradat e saj janë dhjetëra.

Amanpour shprehet shpesh se gazetaria dhe njerëzit e shtypit kanë fuqinë për të përcaktuar shumë gjëra në këtë botë.

 

Top Channel