Devoll, gjendet e mbytur në rezervuar një 46-vjeçare

05/05/2015 00:00

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mëngjesin e së martës në një rezervuar, në fshatin Stropan të Devollit.

Nga informacionet e fundit mësohet se, trupi i viktimës është nxjerrë nga rezervuari prej polumbarëve të forcave speciale të RENEA-s.

Sipas autoriteteve lokale, viktima është identifikuar si shtetasja I.S, 46 vjeç, banuese në fshatin Baban.

Burimet shtojnë më tej se, nga mbikëqyrja e parë, në trupin e të ndjerës nuk janë verifikuar shenja dhune.

Gjithsesi, agjentët e policisë po kryejnë hetime për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel