Një shqiptar fiton konkursin për karikaturën e Muhamedit

05/05/2015 00:00

Një shqiptaro-amerikan u shpall fitues i eventit të diskutueshëm për vizatimin më të mira të karikaturës së profetit Muhamed në Teksas, ku dy persona të armatosur mbetën të vrarë në përpjekje për të sulmuar të pranishmit.

Shqiptari, i identifikuar me emrin e artit Bosch Fawstin, fitoi mes 350 pjesëmarrrësve çmimin prej 10 mijë dollarësh.

I rritur bashkë me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara, Fawstin po merrte pjesë në eventin që u ndërpre nga të shtënat dhe kontrollet e mëtejshme për eksploziv.

Shqiptari, i cili ka publikuar edhe një libër me veprat e tij, të titulluar “Të pafetë”, është një zë i dëgjuar kundër Islamit dhe kundër liderëve amerikanë që e konsiderojnë atë një fe paqësore.

Policia lokale dhe FBI-ja identifikuan autorët e sulmit dhe, megjithëse identitetet e tyre nuk u publikuan, incidenti tërhoqi vëmendjen, pasi për nga metoda ishte i ngjashëm me atë ndaj satirikes franceze “Charlie Hebdo”.

 

Top Channel