Gjurmë të antikitetit të vonë në Lushnjë

05/05/2015 00:00

Në fshatin Stan-Karbunarë të Lushnjës është bërë një zbulim i rëndësishëm arkeologjik. Banorët, duke punuar për hapjen e rrugëve në kodër kanë hasur në një varr, brenda të cilit janë gjetur dy eshtra dhe në mes një shpatë.

Eshtrat e dy personave të gjetura brenda në varr ishin shumë të dëmtuara, ndaj nuk mund të tregohet dot gjinia e tyre.

Banorët kërkojnë që zona të mbrohet nga shteti, pasi mund të dëmtohet nga të tjerët për gjoja thesare me florinj.

Sipas arkeologëve, mendohet që varri të jetë i antikitetit të vonë rreth 1500 vjet më parë. Varre të ngjashme të mbuluara me tjegulla janë zbuluar edhe më parë, në jug të qytetit të Lushnjës.

Arkeologët thonë se ka ardhur momenti që shteti të kthejë sytë nga Kalaja e Stan-Karbunarës, rrënojat e të cilës janë nën tokë e të mbuluara nga dheu.

Top Channel