Marinzë, fermerët protestojnë sërish; çojnë bagëtitë e helmuara para zyrave të “Bankers”

05/05/2015 00:00

Fermerët e zonës së Marinzës kanë vijuar protestat, disa ditë pasi derdhën prodhimin e qumështit para zyrave të kompanisë koncesionare të naftës. Ata kanë çuar atje edhe bagëtitë e tyre.

Sipas banorëve, firmat që grumbullonin qumështin prej tyre nuk e bëjnë më këtë, me arsyetimin se prodhimi është i kontaminuar. Banorët thonë se, prej kohësh qumështi i bagëtive të tyre nuk gjen më treg shitjeje.

Protestat e banorëve të Marinzës nuk janë ndalur që pas dëmeve të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe banesat e tyre që shkaktuan shpërthimet më 1 prill në puset ku “Bankers” punon për nxjerrjen e naftës.

Top Channel