Ndërron jetë shkrimtari i “Vallëzim me ujqërit”, Michael Blake

05/05/2015 00:00

Autori i romanit “Vallëzim me ujqërit”, Michael Blake ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin. Shkrimtari që ka marrë dhe çmimin Oscar, mbylli sytë në shtëpinë e tij në Tucson, Arizona në moshën 69-vjeçare.

Romani më i famshëm i Blake shiti 3.5 milionë kopje dhe është përkthyer në 15 gjuhë. Filmi i bazuar në librin e tij, me regji dhe interpretim nga Kevin Costner, fitoi shtatë Oscar, përfshirë dhe atë për filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë, të realizuar nga Blake.

 

Top Channel