John Kerry, vizitë të papritur në Somali

05/05/2015 00:00

John Kerry ka bërë një udhëtim surprizë në Somali këtë të martë, duke u bërë kështu sekretari amerikan i parë i shtetit që viziton vendin afrikan të shkatërruar nga lufta.

Kryediplomati i SHBA ndodhet në kryeqytetin Mogadishu dhe nuk do të lërë aeroportin e fortifikuar nga forcat e sigurisë, ku do të takohet me Presidentin somalez, Hassan Sheikh Mohamud dhe Kryeministrin Omar Abdirashid Ali Sharmake.

“Sekretari Kerry ndodhet në Mogadishu, Somali, për të mbështetur tranzicionin e vazhdueshëm  të Somalisë, drejt një demokracie paqësore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Marie Harf.

Top Channel