5 Maji bashkon Grida Dumën dhe Vangjush Dakon

05/05/2015 00:00

Një akt qytetarie dhe nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë, por
edhe një sfidë e bukur politike u regjistrua në Ditën e Dëshmorëve në
Durrës.

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë, Grida Duma ka marrë pjesë në ceremoninë homazh të zhvilluar si çdo vit nga bashkia e qytetit të Durrësit dhe Shoqata e Veteranëve.

Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako dhe rivalja e tij në garën për bashkinë, Grida Duma vendosën kurora me lule në nderim të të rënëve, ndërsa në përfundim të ceremonisë shtrënguan dhe duart me njëri-tjetrin, moment që nuk u fiksua nga operatorët dhe fotografët e pranishëm.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin pushtetarë vendorë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë durrsakë.

Top Channel