ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Teksas

05/05/2015 00:00

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit në festivalin e karikaturave të profetit Mohammed në Garland, të Teksasit, dhe ka paralajmëruar se do të ketë sulme të tjera.

Në një regjistrim në kanalin zyrtar të radios, grupi tha se dy ushtarë të Al Khilafa sulmuan aktivitetin.

Al Khilafa është term që ISIS u referohet ushtarëve të saj. Dy sulmuesit, Elton Simpson dhe Nadir Soofi plagosën një roje të sigurisë para se të vriteshin nga policia. Lajmërimi i ISIS në radio gjithashtu i referohet Simpson dhe Soofi si “vëllezër” të grupit terrorist.

Deklarata përfundon me këtë paralajmërim: “Ne u themi mbrojtësve të kryqit, SHBA, se sulmet e ardhshme do të jenë më të ashpra dhe më të këqija. Ushtarët e Shtetit Islamik do t’ju dëmtojnë me hirin e Zotit. E ardhmja është përqark jush”.

Ndërsa ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë, dy ditë pas sulmit të së dielës, nuk ka të dhëna që grupi terrorist në Irak dhe Siri të ketë kontaktuar me Simpson apo Soofi, të cilët të dy jetonin në Phoenix.

 

Top Channel