Jean-Marie Le Pen: E turpshme që Marine mban mbiemrin tim

05/05/2015 00:00

Themeluesi i Frontit Nacional në Francë Jean-Marie Le Pen ka deklaruar se është e turpshme që vajza e tij, liderja aktuale e partisë, mban ende mbiemrin e tij.

Baba e bijë kanë nisur një grindje mes tyre, dhe së fundmi Le Pen shpreson që vajza e tij të martohet sa më shpejt, që të ndryshojë mbiemrin e saj. Ai shton se “nuk do ta duroj dot Marine në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017”.

Këto deklarime vijnë pasi partia e ekstremit të djathtë e pezulloi 86-vjeçarin Le Pen, për këndvështrimin e tij lidhur me Holokaustin. Le Pen e ka quajtuar thjesht një detaj të historisë.

E bija, Marine Le Pen, 46 vjeçe, po përpiqet ta mbajë Frontin Nacional larg deklaratave raciste të të atit dhe e kaluara anti-semitike.

 

Top Channel