Një pacient i pazakontë në spitalin australian

05/05/2015 00:00

Në korridorin e urgjencës së një spitali australian u paraqit një mesnatë një pacient i pazakontë.

Dyert u hapën dhe në hollin e pritjes së “Hamilton Base Hospital”, në Viktoria të Australisë, u paraqit një koala. Pasi u ‘sorollat’ për disa sekonda, kafsha kureshtare e gjeti sërish rrugën e daljes.

Pamjet u fiksuan nga kamerat e sigurisë së spitalit.

Top Channel