Tjetër tragjedi në det, mbyten rreth 40 emigrantë

05/05/2015 00:00

Rreth 40 emigrantë janë mbytur në kanalin e Siçilisë teksa tentonin të arrinin brigjet italiane. Lajmi bëhet i ditur nga “Save the Children”.

Organizata raporton se një tjetër tragjedi ka ndodhur të martën në Mesdhe, ku të mbijetuarit kanë rrëfyer se dhjetëra persona kanë rënë në ujë nga gomonia me të cilën udhëtonin, ndërsa afër ka qenë dhe një anije shpëtimi.

“Giovanna di Benedetto” dhe “Save the Children” raporton nga Catania se të mbijetuarit, në deklarimin e tyre të parë me zyrtarët sapo kanë arritur në breg rrëfyen se incidenti ka dodhur mes brigjeve të Libisë dhe Siçilisë, kur një anije tregtare, Zeran, u është afruar për t’i ndihmuar.

Anija mbërriti në brigjet siçiliane me të mbijetuarit në bord. Gjatë fundjavës qindra persona janë shpëtuar nga anijet e tejmbushura me emigrantë. Vetëm në tri ditë, nga roja bregdetare raportohet se janë shpëtuar rreth 7 mijë persona.

 

Top Channel