Durrës, 46-vjeçari në hetim për pastrim parash

05/05/2015 00:00

Një 46-vjeçar do të hetohet nga policia për pastrim parash. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Durrësit, ndaj F. S është ushtruar kontroll në shtetin francez.

Në kamionin e tij është konstatuar një çantë ku ndodhej një shumë prej 230.850 euro, të padeklaruara.

Nga verifikimet e policisë në qytetin e  Durrësit mësohet se 46-vjeçari e kishte mbyllur aktivitetin e tij privat në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në qytetin bregdetar. Ndaj tij kanë nisur hetimet nën akuzën e “Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale, ose Veprimtarisë kriminale”

Top Channel