Barack Obama, grushtim heronjsh me 4-vjeçarin

05/05/2015 00:00

Vajzat adoleshente të Barack Obama-s ndoshta nuk dëshirojnë të dalin me të atin, por një fëmijë i vogël mendon se Presidenti është shumë i mirë.

Të shtunën, 4-vjeçari Luca Martinez bëri një grushtim prej superheroi me Presidentin, raporton CNN.  Ai kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë bashkë me të atin fotograf, për të parë 53-vjeçarin Obama të largohej me helikopterin e marinës.

Ky ishte një rast i veçantë që donte gjithashtu veshje të veçantë, kështu që Luca ishte veshur me një kostum superheroi. Presidenti e pa Luca-n mes gazetarëve dhe iu afrua për të bërë grushtimin e heronjve, para se të largohej me helikopter. Sipas CNN, ky është grushtimi i parë në publik për Presidentin.

Top Channel