Homazhe për 5 Majin edhe në Korçë, pozitë-opozitë bëhen bashkë

05/05/2015 00:00

Homazhet për 5 majin janë zhvilluar si çdo vit në Korçë në varrezat e dëshmorëve. Ndryshe nga sa ka ndodhur çdo vit, këtë herë politika në Korçë ka qenë e bashkuar në nder të martirëve të rënë në luftë.

Në ceremoninë përkujtimore kanë marrë pjesë deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor dhe familjarë të dëshmorëve. Paraditen e së martës, para Monumentit të Partizanit janë vendosur kurora dhe buqeta me lule.

Ceremonia ka nisur me interpretimin muzikës së rastit nga banda frymore e qytetit, ndërsa përfaqësuesit e PD, PS dhe LSI kanë vendosur së bashku kurorat në këto varreza, ku ndodhen rreth 950 varre të dëshmorëve të rrethit të Korçës.

Top Channel