Kosova me banorët e Ndroqit: Të rikthejmë besimin

05/05/2015 00:00

Banorë të Ndroqit i thanë kanddiatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova se kanë shumë probleme që ua vështirësojnë jetën e përditshme, u zhvlerësojnë prodhimet dhe i lënë pa punë.

Ata u ankuan për mungesën e investimeve në zonë, pavarësisht se drejtohen aktualisht nga një kryekomunar i koalicionit qeveritar.

Kandidati Kosova beson se duke njohur aftësitë e veta për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, në plan të parë ka komunikimin me qytetarët.

“Unë kam një plan të perfeksionuar tani, sepse e di çfarë nuk ka shkuar mirë, sepse di si do komunikoj me qytetarët e Tiranës. Ju do më thoni hallet, por të fillojmë nga më kryesoret e të kthejmë besimin. Kthimi i besimit është gjëja më e rëndësishme për momentin”, tha Kosova.

Gjatë bashkëbisediemit me zgjedhës të Tiranës në qytet dhe në fshat, Halim Kosova ka nxjerrë në pah gatishmërinë për të punuar me çdo qytetar dhe për t’i shërbyer secilit pa dallime partiake.

“Kurrë në jetën time nuk kam pyetur se në çfarë partie bën pjesë t’i, që unë të bëj punën time. Absolutisht. Për mua janë të gjithë qytetarët njësoj dhe unë vij nga një sektor siç është mjekësia, që duhet të jetë normalisht human, dhe ku kurrë nuk kam bërë dallime. Përkundrazi, unë do të jem në krah të secilit për të bërë më të mirën për qytetarin, për këtë zonë që unë do kem në varësi”, tha Kosova.

Top Channel