PS, Bushati: Basha nuk mbajti premtimin për rritjen e të ardhurave

05/05/2015 00:00

Partia Socialiste deklaron se kreu aktual i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nuk mbajti premtimin për rritjen e të ardhurave.

Në një dalje për mediat, deputeti socialist Ervin Bushati tha se mungojnë plot 40 milionë dollarë për 2013-n.

“Në 2011-n, Basha premtoi se do të rriste të ardhurat e Bashkisë Tiranë me ‘të paktën 2.5 herë’, por sipas të dhënave të publikuara në Relacionin e Realizimit të Buxhetit, për vitin 2013 ai ia doli të mbledhë vetëm 58.7% të të ardhurave. Thënë më shkoqur, Lulzim Bashës i mungojnë plot 40 milionë dollarë për 2013-n”, u shpreh Bushati.

Deputeti socialist shtoi se këto para janë projekte të munguara në shërbime, infrastrukturë , parqe, gjelbërim, turizëm e kulturë. Më 21 qershor, tha Bushati, Tirana do të jetë në drejtimin e duhur.

Top Channel