Shqipëria U16 fiton “Uefa Development 2015”

05/05/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare U16, e drejtuar nga Alban Bushi, ka fituar turneun “Uefa Development 2015″. Pas triumfit me Malin e Zi dhe Armeninë, kuqezinjtë mundën minimalisht 1-0 edhe Qipron, duke qenë skuadra e vetme e këtij turneu me 3 fitore.

“Kjo fitore tregon që edhe këtu në Shqipëri punohet. Lojtarë si Balaj, Vajushi dhe Hysaj janë dëshmi e punës së mirë që bëhet me moshat”, ka thënë trajneri.

Për menaxherin e kombëtares, Alban Bushi, kjo ishte hera e parë që ulej në pankinë në rolin e trajnerit.  

“Gjithmonë më thonin trajnerët që do e shikoja vetë sa e vështirë ishte kjo punë. Gjatë gjithë javës mendon vetëm për ndeshjen e radhës dhe për formacionin. Ka shumë stres, por në momentin që shpërblehesh, gjithçka kthehet në pozitive”, shprehet Bushi.

 

Top Channel