Dokumente false për jashtë shtetit, arrest me burg për pesë persona

05/05/2015 00:00

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për pesë persona të arrestuar për falsifikim dokumentesh, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nëpërmet dokumenteve false, ata dërgonin shtetas të ndryshëm drejt SHBA-së dhe Kanadasë, duke marrë në këmbim shumën prej 20 mijë eurosh për person. 

Të arrestuarit janë: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofije Pepaj dhe Mihal Gjoka. Mësohet se hetimet ndaj tyre kishin  nisur që në janar të këtij viti.

 

Top Channel