Ministrat grekë kanë nisur një përpjekje të përbashkët për të bindur zyrtarët evropiane për lëvrimin e sa më shumë fondeve, ndërsa qeverisë po i mbarojnë paratë.

Ministri i Financave, Yanis Varoufakis është takuar me homologun e tij francez para se të nisej për në Bruksel, ndërsa kolegët e tij janë nisur drejt Bankës Qendrore Evropiane. BE dhe FMN nuk do të lëvrojnë fondin prej 7.2 miliardë eurosh derisa të jenë të kënaqur me planin ekonomik të reformave të Greqisë.

Madje, BE ka ulur dhe parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Greqisë për 2015, nga 2.5 % në 0.5 %. Qeveria greke është e dëshpëruar në arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët ndërkombëtarë, para pagesës së interesave të borxhit ndaj FMN-së, prej 1 miliardë eurosh më 12 maj.

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka biseduar edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në telefon, por zyrtarët grekë thonë se thjesht kanë shkëmbyer këndvështrime mbi çështje të rëndësishme.

Teksa qeveria e tij është e gatshme për kompromise, eurokomisioneri për ekonominë, Pierre Moscovici tha se “në dritën e pasigurisë së vazhdueshme”, rishikimi i parashikimit për rritjen ekonomike të Greqisë ka qenë i pashmangshëm.

Top Channel