Laç, transportonte armë me biçikletë; pranga 42-vjeçarit

05/05/2015 00:00

Një 42-vjeçar u arrestua nga policia e Laçit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me biçikletë dy armë zjarri që i zotëronte pa leje.

I arrestuari është shtetasi Martin Deda, banor i lagjes numër pesë të Laçit. Ai u ndalua pranë stacionit të trenit të qytetit.

Gjatë kontrollit të policisë, 42-vjeçarit iu gjet një armë zjarri automatike, një pushkë dhe një krehër me shtatë fishekë.

Policia sekuestroi armët dhe municionet në cilësinë provës materiale, ndërkohë që dosja përkatëse i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit lufttarak”.

 

Top Channel