Të qash në kushte luksi. Kjo është oferta më e re e një hoteli japonez, që ka ftuar të gjitha femrat që ndihen keq nga brenda, që të shkojnë dhe të qajnë derisa të ndihen më mirë.

Hoteli “Mitsui Garden Yotsuya” në Tokio ka dizejnuar dhoma të veçanta për gjithë femrat, në mënyrë që të qajnë në kushte luksi. Për një natë, dhoma kushton 83 dollarë, ndërsa klientet kanë mundësi të shohin filma ose të lexojnë ndonjë libër, në mënyrë që ta kenë me të lehtë të qajnë.

Po ashtu, në mëngjes femrat mund të përdorin maska për sytë si dhe grim të cilësisë së lartë, në mënyrë që të mos kuptohen nga të tjerët që kanë qarë. Sipas personave përgjegjës të këtij hoteli, ata janë të gatshëm të plotësojnë edhe ndonjë dëshirë të klienteve ose nevojë tjetër që kanë.

Dhomat janë vetëm për vajza, ndërsa një ofertë e tillë nuk është e vlefshme edhe për meshkujt, të paktën momentalisht, pasi përgjegjësit e hotelit janë shprehur se duke u nisur nga niveli i interesimit, mund të ideojnë edhe dhoma për meshkuj.

 

Top Channel