Disa turistë në provincën Hunan të Kinës janë bërë dëshmitarë të një aktiviteti të pazakontë, ku janë përfshirë derrkucët. Disa djem të rinj kanë organizuar një garë noti mes derrkucëve, ku paraprakisht duhet të kërcenin nga një platformë e ngritur dhe më pas të përshkonin disa metra.

Gjyqtari që i binte bilbilit për fillimin e garës i shtynte derrkucët në ujë, pasi ata nuk kërcenin vetë. Kjo ka ngjallur edhe reagime negative, pasi është cilësuar si abuzim me kafshë. Disa turistë kanë sugjeruar që kjo garë të mos organizohet më.

“Në pamje të parë mund të duket interesante, por është e qartë që kjo është abuzim. Derrkucët kishin frikë nga lartësia dhe nuk dëshironin që të kërcenin. Kjo gjë nuk është aspak natyrale për një derr, ndryshe do të jetonin në ujë. Mendoj se nuk duhen organizuar kështu gjërash”, deklaroi Lok Chiang, një turist.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i njërit prej organizatorëve, i cili ka thënë se njerëzit nuk kanë informacione të mjaftueshme për këtë kafshë. “Derrkucët janë të trajnuar për këtë lloj aktiviteti. Ata ushqehen mirë dhe ju siguroj se këtë garë e shijojnë edhe derrkucët. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por ata ndoshta nuk janë të informuar se derrkucët e pëlqejnë ujin”, është shprehur Shi Huang.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel