Los Angeles Clippers arriti të fitojë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës së Perëndimit ndaj Houston Rockets, edhe pse pa organizatorin Chris Paul, i cili kishte një problem muskular. Në Toyota Center, skuadra kaliforniane iu imponua asaj teksane, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 117-101.
Los Angeles Clippers arriti të marrë më të mirën në këtë përballje, kjo edhe për meritë të Blake Griffin, i cili e mbylli sfidën me një “triple-double” (26 pikë, 14 topa në tabelë dhe 13 asist).
Kontribut në suksesin e Clippers dhanë edhe Matt Barnes me 20 pikë si dhe Rivers e Redik me nga 17 pikë secili.
Chicago Bulls mposhti Cleveland Cavaliers në Ohio, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës së Lindjes. Skuadra nga Ilinois arriti të mbyllë sfidën me rezultatin 99-92, ku ata që spikatën ishin Derik Rose me 25 pikë dhe Pau Gasol me 21 pikë dhe 10 topa në tabelë.
Për Cleveland nuk mjaftuan 30 pikët e Kyrie Irving dhe 19 të LeBron James për të ndryshuar fatin e këtij takimi.
Top Channel