Albumi i shtatë, West ia ndryshon emrin dhe kopertinën

05/05/2015 00:00

Kanye West duket se ka vendosur që t’i ndryshojë emrin dhe kopertinën albumit të tij më të ri. Reperi që është duke punuar rreth këtij projekti muzikor prej shtatë muajsh, spekulohet se ka vendosur ta titullojë “Swish”.

Më parë, 37-vjeçari e ka përdorur fjalën “swish” si mbishkrim për një nga fotografitë “topless” të bashkëshortes së tij Kim Kardashian.

Në mars të këtij viti, ishte West ai që publikoi emrin dhe kopertinën e këtij albumi. Atë kohë reperi kishte vendosur ta quante “So help me God”, por dy muaj më pas ka ndryshuar mendje.

Pavarësisht se 37-vjeçari ende ka dyshime për emrin apo kopertinën, disa prej këngëve të këtij albumi janë publikuar. “Only one”” me McCartney dhe “All day” me Sir Paul, Theophilus London e Allan Kingdom tashmë janë të njohura për publikun.

Top Channel