Rama në Lezhë: Rikonfirmojmë Tushën, ka përvojën e duhur

05/05/2015 00:00

Koalicioni i majtë prezantoi të martën kandidatin për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushën. Kryeministri Edi Rama theksoi se e mbështet rikonfirmimin e zotit Tusha, pasi është personi me përvojën e duhur për këtë qytet.

“Vota e 21 Qershorit nuk është politike, por duhet të shkojë për atë që bën më shumë punë. Do të mbështesim rikonfirmimin e Tushës, sepse ka eksperiencën që duhet”, tha Rama, i cili shtoi se puna e kryebashkiakut aktual të Lezhës duhet vlerësuar vetëm për periudhën pasi e majta mori pushtetin.

“Nuk mund të gjykohet puna e Viktorit me qeverinë e mëparshme, pasi ky qytet ishte braktisur nga ajo qeveri. Puna e Viktorit gjykohet për 18 muajt e fundit. Shikoni projektet, shikoni realizimin dhe cilësinë e tyre”, deklaroi kryeministri.

Top Channel