Vlorë, arrestohet 72-vjeçari, kultivonte kanabis

05/05/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për kultivim bimësh narkotike shtetasin Jaho Imamaj.

Arrestimi i 72-vjeçarit u krye pasi nga kontrolli i ushtruar nga forcat e policisë në oborrin e banesës së tij, janë gjetur bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Bima narkotike u konstatua e kultivuar në 25 kubikë dhe 26 fidanë, me lartësi nga 5 cm deri në 20 cm.

Ndërkohë, mësohet se në një tjetër operacion, policia ka asgjësuar 480 rrënjë kanabis sativa në fshatin Qerok të Pukës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të mbjelljes së bimëve narkotike.

Top Channel