“Flokët tatuazh”, trendi i ri në Britani

05/05/2015 00:00

Rënia e flokëve është njëri nga problemet e shumta te meshkujt, por zgjidhjet nuk mungojnë. Një e tillë, me kosto më të ulët, ka filluar të aplikohet në Britaninë e Madhe. Meshkujt të cilët kanë probleme me rënien e flokëve tani i bëjnë ato tatuazh.

Procedura e quajtur “Micro Scalp Pigmentation” zakonisht zgjat dy deri në pesë orë, në varësi të klientit, ndërsa shtrihet në tre seanca të ndryshme. “Flokët tatuazh” të japin imazhin e një koke të qethur.

Kjo metodë nuk është një lajm i keq për berberët, pasi flokët vazhdojnë të rriten. Personi me “flokët tatuazh” duhet të kujdeset që t’i qethë flokët herë pas here. Kostoja e kësaj procedure shkon deri në 3000 paund.

“Unë gjithmonë i kam mbajtur flokët shkurt, prandaj kjo metodë është fantastike. Nuk kam ndjerë dhimbje as gjatë seancave dhe as pas tyre. Kam pasur dyshimet e mia për këtë metodë, por jam befasuar për mirë”, ka thënë Scot McGaw, njëri nga personat që ka aplikuar “flokët tatuazh”.

Top Channel