Tahiri në Austri: Të shkurtohet koha e shqyrtimit për azil

05/05/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kërkuar në Salzburg të Austrisë që të shkurtohet koha e shqyrtimit për azil, nga gjashtë muaj në dy apo tre javë.

Ministri i Brendshëm ishte i pranishëm në një ministerial ku merrnin pjesë vende të Ballkanit. Tahiri ka kërkuar veprime dhe vendimmarrje nga ana e partnerëve strategjikë në BE.

“Po punojmë bashkërisht në rajonin e Ballkanit për të hartuar dhe pasur procedura të njësuara të skanimit në pikat kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët dhe kjo është arsyeja pse në sesionin e parë biseduam për të patur ekspertizë dhe ngritje kapacitetesh nga partnerët tanë europianë, për të përforcuar instrumentët në kufi për parandalimin e azilkërkuesve të paligjshëm që në vendin e origjinës”, theksoi Tahiri.

“Kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetjma mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë”, shtoi ministri i Brendshëm.

Top Channel