Subvencionet në bujqësi, Rama: Cikli i mbyllur i prodhimit, rilindje e fshatit

05/05/2015 00:00

Dy vëllezër sipërmarrës të një‎ ferme të mbarështimit të 500 lopëve në Balldre të Lezhës, janë përfitues të fondeve nga AZHBR-ja për zhvillimin e bujqësisë.

Ferma e tyre u vizitua nga kryeministri Edi Rama dhe dy deputetët e zonës.

“Në vend që të shpërndanim lëmosha që nuk kishin asnjë rezultat, po fuqizojmë prodhuesit në mënyrë që qendrat e kultivimit dhe prodhimit të krijojnë punësim zinxhir”, tha kreu i qeverisë.

Ambicia e këtyre dy sipërmarrësve është krijimi i ciklit të mbyllur duke dalë në treg me markën e tyre të prodhimit të bulmetit.

“Do të jenë gjithsej 150 punëtorë”, thotë njëri nga pronarët.

“Kjo është e vetmja formë për të krijuar kooperativën që e krijon interesi i përbashkët. Shumëfishimi i investimeve në vitet që vijnë do të sjellë rilindjen e plotë të bujqësisë”, theksoi Rama.

Top Channel