Pjesë e “Tirana Open”, që nis të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, është edhe “Pamur”, dedikuar arteve pamore. Këtë vit, ai vjen ndryshe.

“Gjëja e parë, sepse tashmë është format ndërkombëtar, thënë këtë, ndryshon edhe në hartë. Nuk është më as ballkanik, as europian, por botëror. Së dyti, kemi artistë shumë të njohur dhe artistë burimorë, nga këta të rinjtë”, tha Vladimir Myrtezai, drejtor i “Tirana Open”.

Sa u përket artistëve të njohur…

“Ka shumë aktorë shqiptarë, që ta bëjmë më të ndjeshëm publikun të vijë dhe të ketë mundësinë të kontaktojë me këta artistë shumë të mëdhenj”, Vladimir Myrtezai, drejtor i “Tirana Open”.

Çfarë do të gjejë publiku në “Pamur”?

“Një sërë videosh, videoinstalacione, punë me monitor, që do të jenë të shpërndara në pesë qendra. Kryesorja do të jetë në Pallatin e Kongreseve, tjetra te Piramida, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kemi edhe te ‘Galeria FAB’ e Universitetit të Arteve. Pastaj kemi një vepër në Galerinë Kombëtare të Arteve, Niko Vasillari, i cili ka një ekspozitë personale në këtë galeri, që është gjithashtu pjesë e konkursit të ‘Danish Jukniu’, edhe brenda ‘Tirana Open 1’. E fundit, por jo nga rëndësia, është Qendra Rinore, ku kemi artistin Jurian Karani, shumë i njohur. Këto 5 evente e hapin Tiranën në të gjitha drejtimet, si për publikun që ka akses në artet pamore në disa pika kryesore të kryeqytetit, po ashtu edhe për artistët që vijnë, për të pasur sa më shumë kontakte me artdashësit shqiptarë”, tha Helidon Gjergji, drejtor i “Tirana Open”.

“Pamur” do të zhvillohet gjatë gjithë ditëve të “Tirana Open”, nga data 6, deri më 13 Maj.

Top Channel