Mayweather i jep revanshin Pacquiaos, do të ndeshen në vitin 2016

05/05/2015 00:00

Floyd Mayweather do i japë revanshin Manny Pacquiaos, pasi e mundi në Las Vegas të shtunën e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur rrjeti amerikan ‘ESPN’.

Ndeshja e boksit do të zhvillohet në vitin 2016, pasi boksieri filipinas ka një dëmtim në shpatullën e djathtë dhe do të operohet së shpejti.

Rekuperimi i tij pritet të zgjasë rreth një vit.

Në të ashtuquajturën “betejë të shekullit”, Floyd Mayweather mundi Manny Pacquiaon me pikë pas 12 raundeve: 118-110, 116-112 dhe 116-112.

Top Channel