Prishtinë, alarm i rremë për bombë

05/05/2015 00:00

Një alarm për një mjet shpërthyes ka mbajtur të bllokur për rreth dy orë, një pjesë të rrugës “Agim Ramadani”, afër Kryeministrisë në Prishtinë, i cili më pas rezultoi të ishte alarm fals.

Në vendin ku dyshohej për mjetin shpërthyes kanë dalë forca të njësisë policore me qen antieksploziv, të cilët fillimisht rrëzuan nga distanca dhe kontrolluan çdo kosh mbeturinash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha përmes telefonit për Top Channel, se operacioni ka përfunduar dhe se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Kelani nuk ka dhënë detaje për mënyrën sesi është arritur deri te dyshimi për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Pas përfundimit të kontrollit nga njësitet policore, rruga në fjalë është hapur për qarkullim. Ndërkohë, menjëherë ka dalë edhe kompania e kontraktuar për pastrimin, për të larguar mbeturinat nga rruga.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel