Aksioni për hidrokarburet, procedohen penalisht 9 subjekte për fshehje të ardhurash

05/05/2015 00:00

Në vijim të operacionit për kontrollin e tregut të hidrokarbureve janë proceduar penalisht 9 subjekte dhe janë arrestuar 4 pronarë të këtyre subjekteve, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia bëri të ditur se gjatë këtij operacioni janë kontrolluar gjithsej 17 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë. Ndërsa 9 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash.

Mësohet gjithashtu se strukturat tatimore kanë bllokuar 3 aktivitete të tregtimit të karburanteve.

Top Channel