Kalendari i yjeve botërorë të showbiz-it nuk ka të shënuara vetëm mbrëmje speciale si ‘Oscar’ apo ‘Golden Globes’.

“Met Gala” po ashtu është një aktivitet vjetor që mbledh sëbashku emra të famshëm të showbiz-it. Qëllimi i tij është mbledhja e fondeve për ndërgjegjësimin e muzeut metropolitan të Institutit të Arteve.

Ftesa për yjet tek “Met Gala” zakonisht vjen nga kompanitë e modës, ku në të vërtetë atyre u duhet te luajnë pak edhe rolin e kukullave. Pasi në event nuk ka asnjë çmim tjetër, përveçse atij për veshjen më të mirë.

Aty të gjithë kanë mundësinë të guxojnë me ‘lookun’ e tyre, por ajo që u bëri më shumë përshtypje stilistëve këtë vit ishte përzgjedhja e fustaneve me tyl, që më shumë i zbulonin se sa i mbulonin artistet që i mbanin veshur.

Megjithatë, zëra nga bota e showbiz-it e kanë komentuar se ky event nuk të fal asgjë, veçse një set me imazhe dhe veshje inspiruese për adoleshentet e internetit. Dhe për të mos u harruar… miliona dollarë fitime për emrat e stilisteve që veshin yjet e tapetit te kuq.

Top Channel