“Nafta”, arrestohen 4 persona; në kërkim dy të tjerë

06/05/2015 00:00

Sektori i Krimit Ekonomik Financiar në Fier, në vijim të operacionit në fushën e hidrokarbureve, në bashkëpunim dhe me Doganën dhe Tatimet, ushtruan kontroll ndaj 8 subjekteve.

Në përfundim të operacionit u arrestuan në flagrancë për “kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “fshehje të të ardhurave” dhe “mospagim të taksave e tatimeve”, shtetasit Armand Gremi, Andrea Tomori, Mihallaq Bubullima dhe Vezir Çepele.

Ndërkaq, policia shpalli në kërkim shtetasit A. I dhe Y. X.

Hetimet do të vazhdojnë dhe ndaj punonjësve tatimorë e doganorë që nuk kanë ushtruar detyrën e tyre ligjore.

 

Top Channel