PD, Duma takohet me sportistët e Durrësit

06/05/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare bashkie në Durrës, Grida Duma, zhvilloi një takim me sportistë dhe ish-sportistë të disiplinave të ndryshme, prej të cilëve ka dëgjuar problemet me të cilët përballet sporti.

“Një komunitet mund të jetojë edhe me një rrugë më pak, por me një qendër sportive apo me një qendër për fëmijë më pak për fëmijët, jeton edhe më keq. Të jemi bashkë në këtë projekt, që nuk do të thotë domosdoshmërisht 4-fishim fondesh, por 4-fishim i mendjeve tuaja profesionale për të shtuar sportin tek komunitetet tona”, tha Duma.

Sportistët shprehën mendimet e tyre për rritjen sportit, duke theksuar mungesën e ambienteve dhe investimeve lehtësisht të realizueshme për këndet sportive.

Deputeti Agron Duka tha se me kandidaten Duma sporti do të rikthehet në jetën e durrsakëve, ndërsa ftoi të gjithë të bëhen pjesë e ofertës së kandidates së djathtë.

 

Top Channel