Mbyti foshnjën, ndalohet 30-vjeçarja për dënimin e mbetur

06/05/2015 00:00

30-vjeçarja që vrau foshnjën e saj në shtator të vitit të kaluar i është rikthyer qelisë. Eriona Sirika, nga fshati Borizanë i Krujës, i duhet të kryejë edhe 4 muaj burg nga dënimi i mbetur, pas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 13 prill të këtij viti.

Sipas policisë, Sirika është ndaluar në banesën e saj në Krujë, pasi nga dënimi prej një viti kishte kryer 7 muaj e 28 ditë burg.

Në shtator të vitit të kaluar, në kushtet e depresionit 30-vjeçarja mbyti foshnjën e saj dy-ditëshe e më pas e groposi në oborrin e shtëpisë. Foshnja e seksit mashkull ishte fryt i një lidhje të papërfunduar.

 

Top Channel