Falsifikon dokumentet e klientit, nën hetim drejtori i një banke

06/05/2015 00:00

Drejtori i një banke të nivelit të dytë në Elbasan po hetohet, pasi ka falsifikuar dokumentet e pronës së një klienti të bankës.

Sipas burimeve zyrtare, E. N, 37 vjeç, ka falsifikuar dokumentet bankare duke bërë bashkimin e pasurive ndaj një shtetasi.

Ky i fundit ka lënë si garanci dy banesa për një kredi të marrë nga kjo bankë. Banka nuk e liron atë, për shkak të bashkimit të këtyre dy pasurive pa dijeninë e klientit.

 

Top Channel