F1, Montezemolo rrëfen: Schumi gaboi që shkoi te Mercedes, duhej të fitonte

06/05/2015 00:00

Luca di Montezemolo ka zbuluar një prapaskenë të panjohur deri më sot; faktin që Michael Schumacher pritej të rikthehej në Maranello, pas lamtumirës së parë të tij ndaj Formula 1.

“Kur Schumi vendosi të tërhiqej nga garat, ende kishte një dëshirë të jashtëzakonshme për shpejtësinë, për të ndjerë aromën e asfaltit, por ai incident me motor rezultoi tepër i dëmshëm. Ai ia ndaloi të rikthehej te Ferrari, edhe pse ia kisha bërë gati kontratën me Alonson, por ai u ndal për 3 muaj. Më pas, Brawn gjatë garës së Abu Dhabit iu afrua dhe i bëri një ofertë nga Mercedesi”, tregon ish-presidenti i “kokëkuqes”.

“Michael, i cili ishte si një fëmijë, të cilit i kishe hequr lodrat nga duart, ishte gati të rikthehej dhe kështu bëri. Por për mua gaboi, sepse shkoi te Mercedesi. Dhe bëri gabim, sepse Schumacheri i rikthyer duhet ta bënte këtë për të fituar, por nuk e bëri diçka të tillë. Teksa shoh se ku është sot Michael, në çfarë gjendje, më duket sikur më ngec diçka në fyt dhe më vjen jashtëzakonisht keq, sepse ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën time profesionale”, ka deklaruar ish-padroni i Ferrarit.

Top Channel