Aktori i Bollywood, Khan, dënohet me 5 vite burg për vrasje

06/05/2015 00:00

Një gjykatë indiane ka dënuar aktorin e Bollywood, Salman Khan, me pesë vite burg për vrasjen e një personi në 2002, duke e përplasur me makinë në Mumbai. 

Personi që u aksidentua ishte bashkë me pesë të tjerë në momentin e ngjarjes. Aktori u shpall fajtor për vrasje.

Vetë Khan ka deklaruar se në timonin e automjetit ishte shoferi i tij, por gjykatësi tha se ishte aktori që po ngiste makinën dhe se ishte në gjendje të dehur.

Ekspertët ligjorë presin që aktori të apelojë vendimin. Ai mund të burgosej edhe për 10 vjet. Por korrespondentët thonë se vendimi fajtor është një hap i madh mbrapa për Khan, i cili është një nga yjet më të mëdhenj të Bollywood, ku ka luajtur në më shumë se 80 filma indianë.

 

Top Channel