SHBA rivendos linjën e trageteve Florida-Kubë

06/05/2015 00:00

Pasagjerët e trageteve mund të lundrojnë mes Floridas dhe Kubës për herë të parë pas 50 vitesh, pasi qeveria amerikane miratoi shërbimin e ri.

Linja mes dy vendeve ndaloi së funksionuari kur SHBA vendosi embargon tregtare me Kubën në vitin 1960. Por Uashingtoni lajmëroi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike në dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria amerikane tashmë ka hequr urdhrin dhe ka miratuar numrin e kompanive të trageteve që do të marrin licencën.

 

Top Channel