Gjermani, arrestime për komplot sulmesh ndaj xhamive dhe azilkërkuesve

06/05/2015 00:00

Policia gjermane ka arrestuar katër persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj muslimanëve dhe azilkërkuesve.

Prokurorët thonë se, tre burra dhe një grua janë akuzuar për formimin e një grupi ekstremist dhe posedim eksplozivësh. Ata kishin planifikuar të sulmonin xhamitë dhe vendet ku mbahen azilkërkuesit.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë një operacioni në pesë lande gjermane, ku u përfshinë 250 hetues.

“Gjatë bastisjes, u sekuestrua një sasi e madhe eksplozivi dhe pjesë të tjera provash”, thuhet në deklaratën e zyrës së prokurorit të çështjes.

 

Top Channel