Familja në varfëri ekstreme, kryefamiljari arrestohet për vjedhje energjie

06/05/2015 00:00

Familja e Mehmet Lenës, në komunën Grekan të Gramshit, jeton në varfëri ekstreme.

Të 8 pjesëtarët e kësaj familjeje jetojnë në një banesë thuajse të shkatërruar dhe e mbajnë frymën gjallë vetëm me pensionin e invaliditetit të njërit prej fëmijëve, që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Vetë kryefamiljari punon ku të mundet, por së fundmi ai është arrestuar për vjedhje të ënergjisë elektrike, duke e lënë familjen pa asnjë shpresë.

Kjo familje ka shitur bagëtitë për të paguar energjinë elektrike, ndërkohë që numëron qindra mijë lekë borxhe në dyqanin e fshatit.

Gruaja pretendon, që akuzat ndaj burrit të saj janë të padrejta, pasi në këtë banesë nuk ka asnjë pajisje që t’i detyrojë të vjedhin energjinë elektrike. Ajo lutet t’ia lirojnë bashkëshortin, pasi familja rrezikon bukën e gojës.

Top Channel