Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun

06/05/2015 00:00

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë shqyrtoi dhe miratoi këtë të mërkurë raportin tremujor të politikës monetare.

“Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2%”, bëri të ditur Banka Qendrore, përmes një njoftimi të shkurtër për shtyp.

Top Channel