PD, akuza ndaj Dakos: Po tenton të manipulojë zgjedhjet

06/05/2015 00:00

Partia Demokratike akuzon kreun aktual të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, se po tenton të manipulojë zgjedhjet.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se janë regjistruar në gjendjen civile në Durrës njerëz që banojnë në territore të tjera. Nga muaji janar deri tani janë transferuar 7202 persona, shtoi Spaho.

“Auditi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve inspektoi zyrat e gjendjes civile në Durrës dhe inpektoi këto fakte që KQZ i shqyrtoi të hënën pasdite. Ajo vendosi që raporti t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për ndjekje të mëtejshme, për skemën për manipulim të zgjedhjeve. PD po bën kallëzim penal për autorët dhe ekzekutorët e kësaj skeme”, deklaroi Spaho.

Deputeti demokrat tha se për këtë rast janë informuar edhe ambasadori amerikan dhe i Bashkimit Europian në Tiranë.

Top Channel