KVV: Partitë të respektojnë afatet për fushatën

06/05/2015 00:00

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje partive politike të respektojnë afatin e përcaktuar në Kodin Zgjedhor, për fushatën elektorale.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, KVV dënon fillimin e hershëm të fushatës nga kandidatë të të dy koalicioneve.

“KVV ka dënuar fillimin e hershëm të fushatës nga kandidatë të dy koalicioneve, pavarësisht se ende nuk janë të zyrtarizuar. Fushata e tyre ishte e paligjshme, jo vetëm për zhvillimin e parakohshëm të saj, por edhe të elementëve të tjerë, si mbështetja nga ana e zyrtarëve të lartë të qeverisë, të bashkive apo edhe të deputetëve të Kuvendit”, thuhet në deklaratë.

Sipas Kodit Zgjedhor afati zyrtar i fushatës elektorale është 22 maj deri më 19 qershor.

Top Channel