Humbja me Juventus, kritika për Bejl dhe Ramos

06/05/2015 00:00

Reali i Madridit është vënë nën shënjestrën e kritikave, pas humbjes me Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

I pari që nisi këtë sulm ndaj madrilenëve është Roi Kin, i cili drejtoi gishtin pikërisht mbi Garet Bejl. Ky i fundit u riaftësua në minutat e fundit për të qenë i pranishëm në sfidën me torinezët, por për irlandezin, kjo nuk e justifikon aspak lojën e tij jo të mirë.

“Nuk mund të luhet një ndeshje e tillë me 10 lojtarë, tha Kin. Bejl nuk bëri asgjë dhe gjithnjë merrte vendimet më të lehta në fushën e lojës. Shkoi në Madrid për të kryer gjeste të veçanta, por kjo nuk u pa ndaj Juventusit dhe skuadra nuk është e kënaqur me lojën e tij”.

Por Bejl nuk është i vetmi që vendoset në bankën e të akuzuarve. Legjenda e Mançester Junajtid, Pol Skolls u kap me mbrojtësin Serxho Ramos, të cilin Anceloti e aktivizoi në mesfushë, një eksperiment ky i dështuar i trajnerit italian. “Reali po luante me 9 lojtarë. Ramos ishte më i dobëti në fushë”, ishte deklarata e Skolls, që nuk lë shumë vend për replika.

Top Channel