Meta me rininë në Berat: Të orientuar drejt së ardhmes

06/05/2015 00:00

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me të rinjtë e FRESSH dhe LRI-së në Berat, ku ka promovuar dhe kandidatin e së majtës për këtë bashki, Petrit Sinaj.

”Gëzohem që rinia e Beratit është e orientuar drejt së ardhmes. Jam i bindur që kandidati ynë për Beratin, zoti Petrit Sinaj, do të fitojë e do të jetë një kryebashkiak model”, ka thënë Meta.

Ndërsa Sinaj, nga ana e tij, u ka premtuar të rinjve një angazhim edhe më të madh për krijimin e vendeve të punës për këtë kategori.

“Vota juaj për të majtën është votë për realizimin e rilindjes urbane”, ka thënë Sinaj.

Top Channel